Sorry, no posts matched your criteria.

Të veshurit më bukur dhe më keq në dasmën e Cindyt dhe Genarit

Dasma e Cindy Marinës dhe Genar Topallit në Romë ishte një përrallë. Ata thanë “PO” mes njerëzve të tyre të dashur, mes buzëqeshjeve dhe zemrave plot. Por ja se si ishin veshur disa prej të ftuarve në dasmë. Sigurisht që në evente të tilla disa vishen më bukur dhe disa të tjerë hmmm (jo dhe aq)… Ja cilët ishin vehsur më bukur nga personazhet publikë që ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Megi Luka & Endrit Mërtiri

Të dy duket sikur kanë dalë nga kopertinat e ndonjë reviste prestigjoze. E zeza është elegancë, ndaj të dy duken elegantë dhe të veshurit më bukur.

Screenshot

Marçela Lati

Është e vështirë të kapësh në gabim drejtuesen e “Geraldina Sposa”, Marçela Lati. Ajo duket shumë elegante me këtë fustan ngjyrë pastel të cilin e ka veshur në ceremoninë e kishës.

Screenshot

Enada Hoxha

Prima balerina e TKOB, si gjithnjë nuk zhgënjen me elegancën e saj.

Screenshot

Eraldo Rexho

Në të njëjtin stil elegant dhe shik vjen dhe gazetari, Eraldo Rexho.

Screenshot

Floriana Garo

Ajo që ka marrë kritika për veshjen e saj është moderatorja, Floriana Garo e cila duket se nuk ka bërë zgjedhjen e duhur me këtë fustan blu.

Screenshot

Orgesa Zaimi

Elegante duket edhe këngëtarja Orgesa Zaimi me këtë fustan të zi që ka zgjedhur për ceremoninë e Cindyt dhe Genarit.

Screenshot

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com