
Taika Waititi shfaqet duke bërë ‘tifo’ dhe i dhuron një puthje Rita Orës
Rita Ora ka performuar përpara ndeshjes titane të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të Rugbit për Femra në Auckland.
Këngëtarja, u shfaq e veshur plot stil, me një ‘body’ ngjyrë jeshil, pa mëngë dhe me jakë. Rita i shtoi veshjes dhe një bisht të gjatë i cili i lidhej në bel dhe qëndronte i gjatë deri poshtë këmbëve.
Artistja i la flokët e saj ngjyrë bjonde kacurrela të lëshuar, ndërsa zgjodi dhe një grim të rënduar me një penel të gjatë dhe buzë ngjyrë mavi.
Fansi numër një është bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga prapaskenat para se të futej dhe t’i dhuronte një puthje partneres së tij.