Sorry, no posts matched your criteria.

A do të marrë pjesë në Eurosong/ Reagon Elvana Gjata

Mediat përgjatë gjithë javës kanë aluduar se Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kishin në ambiciet e tyre konkurrimin në Eurovizion. Thënë kjo menjëherë u aludua se Elvana Gjata do të konkurronte sërsih në festivalin e Këngës në RTSH. Por duket se nisur nga e gjithë zhurma mediatike, vetë këngëtarja ka reaguar. Elvana i ka dhënë fund të gjithë zërave për një pjesëmarrje të saj në Festivalin e fundvitit.

Në faqen e saj të Instagram ajo u shpreh se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Rtsh. Më tej këngëtarja ka lajmëruar edhe koncertin e saj të rradhës me Dhuratën dhe natyrisht që nuk ka asnjë lidhje me Eurosong. Kujtojmë se vite më parë, Elvana u ngjit në skenën e Pallatave të Kongreseve, duke provuar emocionet e garës. Por synimi i saj për të fituar nuk u arrit e që nga ai moment duket se ajo ka hequr dorë nga kompeticionet muzikore në vendin tonë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com