Sorry, no posts matched your criteria.

Statuja e Lady Dianës bashkon William dhe Harry

Duhet të jetë edhe Kate Middleton më 1 korrik për përurimin e statujës kushtuar Lady Diana, sipas ”Daily Mirror”, që citon burimet e Pallatit Mbretëror, shkruan faqja e internetit vanityfair.it.

Sipas tabloidit ekziston një fshehtësi absolute për programin e ditës që do të shohë William dhe Harry të ribashkohen në kujtim të nënës së tyre, e cila vdiq në 1997 në Paris dhe do të kishte mbushur 60 vjeç në 2021.

Para pak kohësh, pas varrimit të princit Philip, vëllezërit kishin biseduar miqësisht dhe Dukesha e Kembrixhit kishte qenë protagoniste e një gjesti vërtet mbretëror: ndërsa ecte midis dy vëllezërve, një në një moment të caktuar ajo e kishte ngadalësuar ritmin, duke i lënë përfundimisht vetëm, krah për krah. Një skenë që bëri shumë shpejt xhiron e internetit.

 “Ajo është motra e madhe që nuk kam pasur kurrë”, deklaroi princi Harry në vitin 2017 për Kate para se Meghan Markle të hynte në jetën e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com