Sorry, no posts matched your criteria.

Spartak Ngjela tregon se si ka reaguar Bora Zemani ndaj komplimentave të tij

E mbani mend kur Spartak Ngjela komplimentonte Bora Zemanin, duke e quajtur njê vajzë të bukur dhe me klas?

Gjatë një interviste së fubdmi në “Shqipëria Live”, Spartak Ngjela tregoi se Bora Zemanit i kanë pëlqyer komplimentet që i ka bërë mbi “fizikun dhe klasin e saj”, madje sipas tij ajo e ka falënderuar.

Çfarë ka këtu, si nuk i ka pëlqyer? Asaj i ka pëlqyer, më ka thënë faleminderit. Pyetja që bëhet a është realiste apo fantazi? Është realizëm, ashtu është. Ajo ka pushtuar ekranet, natyrisht do i bëja diçka. Vlerësim është, nuk është nënvlerësim. Unë e përgëzova për karrierën e saj dhe ajo më falënderoi. Kam qenë në një emision menjëherë mbas kësaj. Unë zgjedh sa të dua unë, por publike kam bërë ato që janë të njohura publike. Komentet i bëj gjithmonë brenda të bukurës. Por bukuria pa intelekt nuk vlen, sepse nuk krijon stil, s’ka elokuencë, rrëzohet, bie bukuria”, u shpreh ai.

Spartak Ngjela i shkruante moderatores në komentet e fotove: “Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com