Sorry, no posts matched your criteria.

Soni Malaj flet për “bërrylat” që është përballur: Më kanë hyrë në hak

Soni Malaj, këngëtarja e njohur, teksa prezantoi këngën e saj “Versioni im” në “Kënga Magjike” ka folur dhe për përvojën e saj në muzikë.

Ajo u shpreh se është përballur me bërryla gjatë karrierës së saj muzikore dhe se i kanë hyrë në hak.

Në muzikë është konkurrencë e madhe sepse edhe vetë festivalet janë konkurrencë muzikorë, kështu që normalisht me bërryla duke ecur përpara. Më kanë hyrë në hak? Le të themi që po,”- u shpreh këngëtarja, teksa u pyet në një videomesazh nga një fanse e saj mbi këtë temë.

Kujtojmë që Soni Malaj është “ribashkuar” pas gati 10 vitesh me Flori Mumajesin.

Kënga e saj “Versioni im” është shkruar nga kantautori njohur dhe kjo tregon se ish-çifti i kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin dhe po bashkëpunojnë së bashku për të sjellë projekte të reja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com