Sorry, no posts matched your criteria.

Sinan Hoxha zbulon se kush ja vendosi emrin djalit të tyre

Sinan Hoxha dhe Andrra janë bërë prindër për herë të dytë me një djalë. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Andrra me anë të një postimi në Instagram.

Së fundmi është bërë publik emri i vogëlushit. Mesa duket ekskluziviteti i dhënies së këtij lajmi i është lënë vëllait të tij më të madh, i cili me ndihmën e Andrrës padyshim ka publikuar në Instagram një foto me vëllanë e vogël në krah, krahas së cilës shkruan:

“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, duke na zbulur kështu emrin e veçantë të bebushit.

Pak orë më parë, Sinani na tregoi  se emrin e të voglit e ka përzgjedhur Ansi.

“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së Ansit me të porsalindurin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com