Siç nuk e kemi parë asnjëherë, Kiara Tito shfaqet e tensionuar dhe duke qarë! Çfarë ndodhi?
Kiara Tito ka zgjedhur që në rrjetet sociale të pasqyrojë vetëm gjërat e bukura dhe të shfaqet gjithnjë e buzëqeshur, si në ekran. Por, ka diçka që e bën çon atë në një gjendje shumë të keqe dhe moderatorja na e ka treguar vetë.
Ajo ka publikuar në TikTok një video ku shihet në tension dhe duke qarë. Shkaku? Ka qenë në një anije. ” Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua.”-ka shkruar ajo krah videos. Më tej në komente ka shkruar se i ndodh gjithmonë për shkak të frikës dhe se as ilaçet nuk e qetësojnë.
Po pse ndodh kjo gjë dhe çfarë është? Kinetoza është një çrregullim që ndodh kur personi ndihet keq për shkak të lëvizjes, pavarësisht mjetit të transportit. Nuk dihen ende shkaqet e këtij shqetësimi, por teoria më e besuar është ajo se kinetoza ndodh kur trupi, veshi i mesit dhe sytë dërgojnë sinjale të përziera në tru.
Ndërkohë, së fundmi moderatorja ndodhet me pushime në Greqi. Nuk dihet se kush po e shoqëron atë, por me siguri mund të themi se Kiara nuk është shfaq me miq në rrjetet sociale nga ky udhëtim siç bën zakonisht.