Sorry, no posts matched your criteria.

Si t’ia ndryshosh mendjen edhe personit më kokëfortë që njeh me pesë hapa!

Ne të gjithë kemi miq, familje ose kolegë kokëfortë që mbajnë mendimet e tyre, pavarësisht se provat thonë të kundërtën. Ndonjëherë zhgënjehemi aq shumë nga përpjekjet e dështuara për t’i bindur saqë na duket sikur po i flasim murit

Njerëzit janë rezistentë ndaj ndryshimeve kur kjo do të thotë të pranojmë se besimet ose strategjitë ekzistuese, në të vërtetë, janë të gabuara. Për fat të mirë, hulumtimet e psikologjisë tregojnë se disa metoda bindjeje funksionojnë më mirë se të tjerat.

Ka shumë mënyra se si njerëzit u përgjigjen fakteve që kundërshtojnë bindjet e tyre. Sidoqoftë, ju mund të provoni disa gjëra për t’i mbushur mendjen edhe atij personit shumë kokëfortë që njihni, shkruan Psychology Today.

Ndryshimi me pesë hapa

Bindja nënkupton kapërcimin e rezistencës. Ndonëse nuk ka një formulë sekrete, ekzistojnë hapa të përcaktuar që nevojiten për të rritur probabilitetin e efektivitetit.

Hapi i parë drejt një përpjekje të suksesshme ndryshimi është ndërgjegjësimi. Një qasje e dobishme që përdoret për të rritur ndërgjegjësimin është krijimi i konfliktit njohës rreth qasjeve aktuale. Kjo do të thotë që individi i cili duhet të ndryshojë duhet të ketë të paktën një dyshim të vogël në lidhje me efikasitetin e qasjes së tij. Pa dyshim, nuk ka gjasë për ndryshim.

Hapi tjetër është të bindim individin se ekzistojnë alternativa të besueshme. Pranueshmëria do të thotë që, së paku, individi është i gatshëm të konsiderojë një strategji alternative sepse rekomandimi është i kuptueshëm, koherent dhe relativisht i thjeshtë dhe sepse propozimi konsiderohet si një zgjidhje e mundshme.

Besueshmëria nuk do të thotë pranim, por do të thotë që mesazhi është kuptuar dhe mund të eliminojë në mënyrë të arsyeshme dyshimin e ngulitur në hapin një. Kjo do të thotë të konfirmoni verbalisht se plani/mendimi që ju po propozoni është praktik/ mund të funksionojë në praktikë.

Së treti, provat përgënjeshtruese nxisin formimin e këndvështrimeve të ndryshme. Që ndryshimi të mbetet, ju duhet t’u jepni njerëzve një arsye për të vënë në dyshim saktësinë e pikëpamjeve të tyre aktuale dhe t’u siguroni atyre një arsye bindëse për të bërë një ndryshim.

Sigurimi i provave përgënjeshtruese i bind individët të besojnë se bindjet ekzistuese janë me të meta, duke marrë parasysh mospërputhjet me provat. Duke nxitur dyshime, qëllimi i përgënjeshtrimit është të inkurajojë personin që se bindja e tij nuk është domosdoshmërisht absolutja.

Më pas, kur individi fillon të dyshojë në meritat e pikëpamjes së tij ekzistuese dhe të shohë se mund të ketë një arsye të mirë për të ndryshuar, ne duhet të japim alternativat përkatëse. Përkatësia nënkupton që individi e percepton që një rekomandim alternativ është i dobishëm dhe potencialisht mund të zgjidhë problemin duke eliminuar dyshimin e krijuar në hapin një.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com