Si të bëjmë pastiço me pulë
(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
1 gjoks pule 300 gr
1 pako makarona
1 litër qumësht
6 lugë të prera miell
100 gr djath të bardhë
200 gr djath kaçkavall ose gouda
Kripë
Nenexhik
Arrë moskat
Piper të zi
50 gr gjalpë
Përgatitja
Ziejmë fileton e pulës dhe e bëjmë fije fije sapo të ftohet. Ziejmë makaronat, mund të zgjedhim të gjata, por edhe forma.
Përgatisim beshamelin duke skuqur në gjalpë miellin. Shtojmë qumështin gradualisht duke e trazuar dhe e ziejmë derisa të trashet. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat.
Vendosim në tavë një shtresë me makarona dhe e spërkasim me beshamel që të shkojë kudo. Shtojmë djathin e bardhë, mishin e pulës, nenexhik, piper dhe pak djath kaçkavall.Shtojmë përsëri makarona, i spërkasim kudo me beshamel dhe djath kaçkavall. E vendosim pastiçen të piqet në furrë në 220 gradë për 30 minuta.