Si qëndron e vërteta e raportit mes Khloe Kardashian dhe yllit të “365 ditë”?
Khloe Kardashian dhe aktori italian Michele Morrone nuk janë në një lidhje pavarësisht reagimit të fansave pas fotos që bëri xhiron e rrjetit ku dyshja u shfaqën shumë të afërt së bashku në Javën e Modës në Milano.
Një përfaqësues i yllit të ‘365 Days’ tregoi për ‘TMZ’ se Khloe dhe Michele u takuan për herë të parë kur ishin të dy të pranishëm këtë fundjavë në sfilatën e modës së Kim Kardashian me Dolce & Gabbana.
Interneti u çmend kur Michele postoi një foto në InstaStory bashkë me Khloe të cilën e kishte kapur nga beli dhe dukeshin shumë të afërt. Menjëherë dyshja u përfol për një romancë të mundshme por një mik i aktorit thotë se stilisti i ‘D&G’ i kërkoi atij dhe Khloe të bënin një foto së bashku dhe ata pranuan.
Na thuhet se Michele mendonte se Khloe ishte shumë e mirë, por nuk ka asgjë më shumë, thjesht ruajnë një raport të mirë.