Si ju duket logoja e re e Eurovisionit?!
Eurovision ka prezantuar logon e re zyrtare që do të përdoret për herë të parë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026. Ky rifreskim vizual, i realizuar nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) shënon një hap të rëndësishëm në evoluimin e markës, në përputhje me nevojat dixhitale dhe audiencat e reja.
Logoja e re ruan zemrën ikonike të Eurovisionit, por vjen me një font të personalizuar të quajtur “Singing Sans” dhe me një “E” të stilizuar që i jep emrit identitet unik. Kjo është hera e parë që logoja ndryshon që nga viti 2015, kur u modernizua për edicionin e 60-të të festivalit.
Logoja e re do të përdoret në të gjitha formatet zyrtare, duke përfshirë platforma dixhitale, evente dhe promovimet që do të shoqërojnë 70-vjetorin historik të festivalit më të madh të muzikës në Europë.