Sorry, no posts matched your criteria.

Shqetësohen në Francë, ikona Brigitte Bardot në gjendje të rëndë shëndetësore?

Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, gjendja shëndetësore e ikonës së kinemasë Brigitte Bardot është shqetësuese.

91-vjeçarja, e cila prej disa javësh është shtruar në spitalin Saint-Jean në Tolone, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Pavarësisht se nuk dihet ende për cilën sëmundje bëhet fjalë sepse ecuria e gjendjes po mbahet sekret, situata ka ngjallur shqetësim në Francë.

Nuk është hera e parë që gjendja shëndetësore e ikonës gjatë kohëve të fundit nuk është optimale, pasi në vitin 2023 u bë një ndërhyrje me urgjencë në shtëpinë e saj për shkak të problemve nga i nxehti.

“Ishte ora 9 e mëngjesit kur Brigitte shfaqi probleme me frymëmarrjen. Ishte më keq se zakonisht, edhe pse ishte e vetëdijshme. Por le ta quajmë një konfuzion respirator.” – u shpreh atëherë bahkëshorti i aktores së famshme, Bernard d’Ormale. Larg skenave kinematografike prej shumë vitesh tashmë, Brigitte Bardot aktualisht jeton në Saint-Tropez dhe ja ka dedikuar përkushtimin e saj kujdesit ndaj kafshëve, nëpërmjet fondacionit që ka krijuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com