Sorry, no posts matched your criteria.

Semi tregon se si u pajtua me Donaldin dhe pse kënga e saj ishte dedikim për të

Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj u bënë shumë miq gjatë qëndrimit në Big Brother por menjëherë pasi Semi u largua nga shtëpia, DOnaldi krijoi një lidhje të re.

Që prej këtij momenti Semi u distancua. Përvec rikthimit apo jo të Borës me Donaldin, njerëzit kanë qenë kurioz të dinin edhe marrëdhënien e tij me këngëtaren dhe gjithcka u sqarua ditën e djeshme.

E ftuar në “Më lër të flas”, Semi na ka hapur zemrën duke folur për të gjitha që nga historia se si u pajtua me Donaldin e deri te kënga e saj për të cilën u shpreh hapur që ishte për Donaldin.

Donaldi: “E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.”

Romeo: “Si është raporti mes jush?”

Semi: “As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm shkruante.”

Por nuk kanë munguar as disa kunja të vogla pasi në fund të ditës Semi do “hakmerrej” në një mënyrë ndaj Donaldit.

Donaldi: “A u gëzove që nuk fitova?”

Semi: “U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.”

Gjatë bisedës Semi ka pranuar edhe se “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin dhe Borën. Ka qenë Yll Limani ai që e ktheu në këngë gjithë historinë e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com