Sorry, no posts matched your criteria.

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku tregon se ka sjellë në jetë djalin e saj një muaj më parë.

Por nuk ka qenë prezantimi i vetëm pasi përmes këtij postimi ajo na ka treguar edhe partnerin e saj, futbollistin Merih Dural.

“Ti ishe sekreti ynë më i bukur”- shkruante Heidi në postimin e saj. Merih nga ana tjeter, ka postuar disa foto gjithashtu me mbishkrimin: “Gruaja dhe djali im i dashur”.

Mesa duhet çifti ka zgjedhur të jenë në privatësi gjatë kësaj periudhe të vecantë të jetës së tyre. Në bion e Instagram shihet se ajo e ka ndryshuar statusin në ” e martuar”.

Modelja e famshme kishte një lidhje 4-vjeçare me boksierin Robin Krasniqi por ata i dhanë fund fejesës së tyre pa dhënë arsye konkrete. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com