
Saint Laurent çel zyrtarisht sezonin e vatave
Në koleksionin dimëror të Saint Laurent për vitin 2025, kishte një element të madh që bashkoi gjithçka: supe të mëdha dhe të fuqishme. Modelet parakaluan përreth një perimetri oval dyshemeje duke mbajtur çdo version të mundshëm të vatave. Ato parakaluan me fustane e kostumeve të viteve ’80 me ngjyra të ndritshme, pallto të mëdha dhe madje edhe xhupa lëkure.
Drejtori kreativ, Anthony Vaccarello tha se, “për t’i rritur edhe më shumë këto forma, Saint Laurent përdori versione të tejngopura të ngjyrave të tij ikonike. Mendoni për një xhaketë ngjyrë mandarine me një brez ngjyrë kumbulle apo një fustan i shkurtër ngjyrë jeshile me supe të fuqishme, i stilizuar me doreza lëkure të zeza. I gjithë ky koleksion nuk kishte të bënte fare me stilin minimalist.
Përveç formave dhe kuadrove të frymëzuara nga vitet ’80, Vaccarello eksperimentoi me materiale që tërhiqnin vëmendjen.

