Sorry, no posts matched your criteria.

Sa ujë duhet të pini në ditë gjatë verës

Ekspertët thonë se duhet të konsumoni më shumë ujë gjatë verës, veçanërisht nëse ndiqni një mënyrë jetese më aktive në temperatura të larta. Sa më shumë të djersiteni, aq më shumë ujë humbet trupi dhe nëse nuk e kompensoni përmes konsumit të ujit, mund të keni një rrezik serioz të dehidrimit.

Dehidrimi mund të ndikojë në presionin e gjakut dhe funksionin kardiovaskular, duke rritur rrezikun për sulm në zemër. Ndikon gjithashtu  në gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon të pini një gotë ujë çdo 15-20 minuta kur lëvizni jashtë. Nëse nuk jeni aq aktiv, për shembull nëse jeni duke pushuar në plazh, mund të merrni një gotë çdo 20-30 minuta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com