Sorry, no posts matched your criteria.

Sa krenarë mund të ndihemi të gjithë! Reperi shqiptar me famë botërore, publikon librin e tretë

Action Bronson, reperi shqiptar që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Amerikë, ka publikuar së fundmi një libër.

Libri i ri, i publikuar së fundmi mban titullin “F*ck It, I’ll Start Tomorroë: A True Story” (“Në djall, Do ia filloj nesër: Një histori e vërtetë”).

Autori në këtë libër flet për luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit. Sipas “Amazon”, ylli shqiptar ka ndarë të gjitha ato që ka mësuar në dekadën e kaluar për t’ju ndihmuar të ndihmoni veten.  Ai ka ndarë udhëtimin e tij për të gjetur besim, për të mbajtur larg ndjenjat negative, të qënit i arsyeshëm, i qetësuar dhe të mos shikohet në pasqyrë duke shpresuar të shohë askënd përveç vetes.

“Sigurohuni që ta merrni tani. Ky është një parathënie për rrugën aktuale të jetës në të cilën ndodhem. Ishte e dhimbshme të lexoja ato që kam shkruar por më ndihmon të ndryshoj përgjithmonë”, shkroi Bronson krahas postimit në rrjetet sociale. 

Në thelb libri nuk ka të bëjë vetëm me peshën por të ndihesh mirë ashtu siç je dhe të pranuarit e vetvetes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com