Sorry, no posts matched your criteria.

Rrugët e bllokuara nga Samiti, por ‘me mik’ edhe e thyen perimetrin e policisë

Ashtu si ishte lajmëruar, Tirana është zgjuar e bllokuar ditën e sotme për shkak të Samitit që po mbahet në kryeqytetin tonë. Policia ka njoftuar që para disa ditësh që akset kryesore të qytetit do të ishin të mbyllura për këmbësorët dhe makinat.

 “Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në rrugëkalimet e delegacioneve dhe në vendin ku do zhvillohet Samiti, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve. Nisur dhe nga përvoja e aktiviteteve shumë të rëndësishme të zhvilluara më parë, Policia e Shtetit ka fituar përvojën e duhur dhe besojmë se edhe në këtë rast, Policia e Shtetit do të tregojë përkushtim dhe profesionalizëm, duke i bërë një shërbim të çmuar imazhit të vendit.

Dua të siguroj nxënësit, punonjësit e institucioneve, banorët rezidentë brenda permitetrit të sigurisë, por dhe jashtë tij, se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor”, tha Muhamet Rrumbullaku. Por duket se nuk ka qenë kështu. Si duket edhe nga pamjet e siguruara nga Global Woman, ‘shtetrrethimi’ tek Unaza e madhe është bllokuar, por edhe kalimet bëhen me preferencë. Ndonëse banorë të zonës, që kanë kërkuar të shkojnë në punë apo në shtëpi, nuk janë lejuar nga policia.

Ndërkaq ka pasur të tjerë që kanë kaluar krejt lehtësisht duke thyer perimetrin e vendosur nga forcat e rendit. Si duket në foto, është ndaluar edhe një makinë me targa CD, por nga ana tjetër të tjerë makina kalojnë pa asnjë bllokim. Ndonëse policia tha se do të shoqëronte vetë çdo banor të zonës, apo nxënës, nuk ka ndodhur kështu. Pyetja është: Sot si të shkojnë në punë këta njerëz që banojnë këtu?!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com