Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora sqaron: Jam kosovare, sot Kosova shtet i pavarur

Rita Ora ka qënë se fundmi e ftuar tek “Wired”, ku intervistuesi mungon por i ftuari u pergjigjet vetë të gjitha pyetjeve më të klikuara për të në Google. Artistja me famë ndërkombtare u është përgjigjur disa pyetjeve mjaft interesante.

Rita është përgjigjur mbi kategorinë e vokalit të saj, këngën e saj të preferuar, nëse është shqiptare dhe cili është personazhi i saj i preferuar.

Janë dy pyetjet e fundit që na tërheqin më së shumti interesin dhe Rita ka thënë se personazhi I saj I preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe Rita krenohet shuë me figurat që vendi I saj ka nxjerrë. “Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”.

Rita i është përgjigjur dhe pyetjes mbi nacionalitetin e saj dhe është ndalur paksa të shpjegojë konceptet. “Po jam shqipare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar . Kosova është  e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra une kam thënë që shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, ka thënë Rita.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com