Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora shfaqet mjaft provokuese, teksa performon e veshur me një fustan të tejdukshëm

Gjatë disa muajve të fundit, artistja me origjinë shqiptare Rita Ora ka dalë me veshje pothuajse të tejdukshme.

Në ‘Heaven’ në Londër gjatë fundjavës, Ora i mahniti të gjithë fansat, teksa u shfaq me një fustan latex tërësisht të tejdukshëm duke shfaqur format e tonifikuara kur performoi këngën e saj të re “You Only Love Me” së bashku me disa nga hitet e tjera të saj.

Fustani i Ora-s me shkëlqim kafe, i gjatë deri në fund të këmbëve, kishte te mbuluar pjesën e gjoksit me dy yje ngyrë gri me shkëlqim, gjithashtu dhe brendshmet.

Këngëtarja e kombinoi fustanin me vathë të mëdhenj argjendi, një gjerdan të vogël dhe disa unaza të trasha dhe çizme me platformë argjendi. Ora i stiloi flokët kaçurela, me një grim të lehtë por të shndritshëm.

Ylli është në mes të një epoke të re pas martesës së saj me regjisorin e ‘Thor: Ragnarok dhe Thor: Love & Thunder’, Taika Ëaititi. The Sun raportoi se çifti, i cili ishte parë duke dalë me Tessa Thompson në Australi në vitin 2021, ku u martuan në një ceremoni të vogël intime gushtin e kaluar.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje”, tha një burim për gazetën. “Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mundën ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar ishin. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një këngë e vallëzim të madh për dasmën.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com