Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora flet për ‘konfliktin’ e shumëpërfolur me Rihannën, këngëtarja rrëfen të pathënat

Rita Ora ka folur rreth disa thashethemeve për një grindje me Rihanna -n në një intervistës së fundit me regjisorin Louis Theroux .

Të dyja artistet kishin nënshkruar me Roc Nation, etiketën diskografike në pronësi të Jay Z, megjithëse raportet për një mosmarrëveshje të supozuar kanë qarkulluar prej vitesh.

Në vitin 2015, Ora paditi labelin në mënyrë që të lirohej nga kontrata e saj, duke pretenduar se asaj i ishte lejuar të publikonte vetëm një album, pavarësisht se kishte krijuar shumë këngë të tjera. Roc Nation kundërshtoi, përpara se të dyja palët të arrinin një zgjidhje në maj 2016.

Ora foli për ngjarjen gjatë episodin e radhës të Louis Theroux Interviews…

“Pse nuk po publikojë më muzikë?”– u pyet Rita.

“Nuk e di,” u përgjigj Ora. “Unë kam regjistruar për dy ose tre vite rresht. Unë regjistrova një videoklip dhe ata e hoqën atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer, dukej sikur do t’i zhgënjeja ata.”

“Është mësuar se e gjithë muzika i shkonte Rihanna-s – ajo ishte padyshim artistja më e njohur. Ajo po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe do të ulej të merrej me këngët që ishin shkruar.”- tha Theroux.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com