Sorry, no posts matched your criteria.

Adrola Dushi në një lidhje me Capital T?!

Prej disa kohësh po qarkullojnë lajme se Adrola Dushi dhe Capital T janë në një lidhje dhe po shijojnë romancën e tyre.
Të gjitha dyshimet nisën kur Capital T u shfaq së bashku me Adrolën në këngën “C’est la vie”.

Në intervista të ndryshme, ata janë pyetur rreth këtyre zërave por gjithmonë i kanë mohuar, teksa përkrahja ndaj njëri-tjetrit dhe detaje të tjera tregojnë të kundërtën.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi ka publikuar disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë kanë vënë re se ai është shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërkohë sot ka qenë Adrola ajo që ka publikuar një foto të saj me pamje nga deti. Ajo nuk e ka zbuluar se për çfarë destinacioni bëhet fjalë, por me sa kuptohet është i njëjti vend me atë të Capital T.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com