Sorry, no posts matched your criteria.

Rikthehet “Mbretëresha e Halloweenit”, Kourtney Kardashian transformon shtëpinë

Kourtney Kardashian është anëtarja e fundit e familjes që tregon dekorimet e saj për Halloween, por e prezanton veten si më të mirën.

46-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në një “story” në Instagram, pak nga dekori në shtëpinë e saj në California. Nga jashtë shtëpisë dallohet një skulpturë e një skeleti të madh, i rrethuar nga kunguj portokalli. Gjithashtu një numër i madh kungujsh rrethojnë gjithë oborrin e shtëpisë. Këto pamje u shoqëruan dhe me të tjera nga tavolina kryesore brenda shtëpisë, e mbuluar nga një mbulesë e zezë, mbi të cilën ishin vendosur kafka metalike si dhe qirinj të gjatë të bardhë.

Motra e madhe Kardashian, në vitin 2021 e cilësoi veten Mbretëreshë e Halloween-it dhe duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë kurorën.

Gjithashtu, Kourtney ndau edhe momente të djalit të saj me Travis Barker, si dhuratë për bashkëshortin pak para Halloween-it. Vogëlushi mbush 2 vjeç më 1 nëntor dhe fotoja e tij e publikuar ku duket në timonin e makinës, duke ja mbuluar fytyrën me një “emoji” kungulli, iu përshtat 100% temës së muajit.

46-vjeçarja njihet për dashurinë e saj për Halloween-in dhe çdo vit së bashku me partnerin e saj veshin kostume speciale për këtë festë, për t’i shpërndarë më pas në profilet e tyre në Instagram.

Kujtojmë se një nga paraqitjet e viteve të fundit ishte si Morticia dhe Gomez Addams, nga e famshmja “Familja Addams”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com