Sorry, no posts matched your criteria.

Ricky Martin paditet nga ish-menaxherja dhe kjo mund t’i japë fund karrierës së tij

Pas përballjes në gjykatë të Amber Heard dhe Johnny Depp, një tjetër personazh duket se ka probleme me ligjin.

Mediat botërore raportojnë se Ricky Martin është hedhur në gjyq nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Kjo e fundit ka punuar me artistin e njohur nga viti 2014 deri në 2018 dhe më pas sërish nga 2022 deri në 2022. Drucker është duke e paditur ikonën e muzikës latine për shkak të disa komisioneve të papaguara.

Dokumentat që janë paraqitur zyrtarisht në Gjykatën e Los Angeles flasin për një padi që mund t’i japë fund karrierës së 50-vjeçarit.

Drucker thotë në dëshmitë e saj se ka punuar me Martin në dy moment të veçanta për shkak të “lëmshit” në të cilën ishte jeta e tij profesionale dhe personale. Ajo pretendon se shpëtoi karrierën e Ricky Martin, por ai refuzoi të paguante komisionet që kapnin vlerën e miliona dollarëve në bazë të marrëveveshjes së menaxhimit që kishin së bashku. SIpas saj ishte ajo që rregulloi karrierën e këngëtarit të njohur dhe e futi në rrugën e duhur.

Rebecca po ashtu e akuzon se ai i ka ofruar një marrëveshje që ta “mbante gojën të mbyllur”, por ajo nuk ka pranuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com