Sorry, no posts matched your criteria.

Nga mënyra se si u njohën e deri tek planet për martesë, Olsi dhe Egli rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qënë të ftuar në emsionin “Më lër të flas“ me Romeon dhe Donaldin teksa zbuluan momentet e para se si janë njohur me njëri tjetrin.

Ata treguan se janë njohur nga një mik i përbashkët Lorenc Hasrama, ku pasi u panë treguan menjëherë interes. Njohja e tyre më pas ka vazhduar rreth 8 muaj ku për gati dy muaj kanë dalë shumë rrallë. Egli në atë kohë ishte fanse e personazhit që Olsi luante në “Portokalli”, Kimikatit.

“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”- u shpreh Olsi.

Ata u pyeten nga Donaldi dhe Romeo dhe për planet e tyre për martesë. Olsi u shpreh në mënyrë mjaft pozitive për këtë temë duke thënë se dasma është definitivisht në planet e tyre. Ai tha se për momentin ata po fokusohen në materiale të tjera dhe se fakti që janë të rinj ju jep kohën e duhur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com