Sorry, no posts matched your criteria.

Reperi i njohur, DMX, në intubim, dyshohet se kaloi mbidozë

DMX, reperi i njohur, ka përfunduar në spital në intubim. Shumë aludime janë ngritur sikur reperi ka kaluar mbidozë me lëndë narkotike, ndonëse ende nuk është konfirmuar shkaku i atakut në zemër.

Avokati i tij, tha se ka qenë në kontakte gjatë gjithë ditës së shtunë me familjarët e reperit, dhe fëmijët e tij, të cilët janë të shpërndarë në disa shtete amerikane, po kthehen për të qëndruar pranë babait të tyre në këtë moment delikat për jetën.

Richman tha se ai e njeh DMX për 25 vjet dhe tregoi se është në dijeni të diagnozës mjekësore të reperit, por nuk pranoi ta komentojë atë.

DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”. 50-vjeçari gjithashtu ka luajtur edhe në mbi 40 filma, më të famshmit “Romeo Must Die” me këngëtaren e famshme Aaliyah pak para se ajo të ndërronte jetë, dhe “Never Die Alone”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com