Sorry, no posts matched your criteria.

“Rashë në gjendje depresive”/ I dha fund lidhjes pas 5 vitesh, Dea Mishel zbulon arsyen e ndarjes

Teksa bisedonte me banorët në BBV, ajo rrëfeu se ish partneri u kthye në një njeri “që i priste krahët” dhe nuk e mbështeste më në ëndrrat e saj, duke bërë që të kalonte në gjendje depresive dhe të mbyllej në vetvete.

Dea Mishel se ndarja e tyre ishte gradualisht dhe se nuk e ka urryer kurrë ish të dashurin, madje së fundmi ai e ka kontaktuar duke i thënë “e kam kuptuar që të kam vrarë” dhe vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Teksa u pyet nga Olta Gixhari nëse ekziston mundësia e një rikthimi me të, blogerja u përgjigj: “Ne po flasim, do shohim”.

 “Nga ky njeriu që mua më mbështeste për çdo gjë, u bë njeriu që duhej të më priste ëndrrat dhe krahët. Thoshte: Ato që imagjinon ti nuk bëhen, nuk mund të bëhesh aktore. Jo nuk bëhet, pesimist komplet. Kur këtë ma thotë dikush që e dua unë e marr për fakt, them ai ka të drejtë, e bën për të mirën time dhe unë e marr për të mirëqenë. Nëse ai thoshte “ëndrrat e tua janë të tepërta”, ashtu mendoja edhe unë. U mbylla në vetvete, rashë në gjendje depresive, lashë punën. Se di si ndodhi ai momenti kulminant, në fakt nuk kishte një moment kulminant që kishte një sherr madhor, por ishte një gjendje e tillë derisa u ndamë. Nuk u ftohën gjërat, se kam urryer kurrë. Thjesht u bë e tmerrshme, në fillim kur u ndamë flisnim sa për tu zënë”- rrëfeu ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com