R.Kelly dënohet me 30 vite burg për abuzim seksual të fëmijëve dhe grave
Reperi amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg për përdorimin e statusit të tij për të drejtuar një skemë për abuzim seksual të fëmijëve dhe grave.
Ai u dënua gjithashtu me pesë vjet lirim të mbikëqyrur dhe një gjobë prej 100,000 dollarësh për akuzat e trafikimit seksual me vajza dhe gra të mitura. Kelly ishte shpallur tashmë fajtor për shantazh dhe akuza të tjera vitin e kaluar.
Këngëtari i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, në fakt u akuzua për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur në vitet 90.
Gjykatësja Ann.M.Donnelly e dha dënimin për artistin ditën e mërkurë, pasi gjykata dëgjoi dëshmitë nga viktimat e Kelly-t, por çuditërisht nuk dëgjoi dëshminë e vetë këngëtarit. Gjatë dhënies së dënimit, gjykatësja u shpreh se:
“Publiku duhet të mbrohet nga sjellje të tilla. Këto krime kanë qenë të llogaritura dhe të planifikuara me kujdes dhe janë kryer për gati 25 vite. Ti i ke mësuar atyre që dashuria është skallvëri dhe e dhunshme.”
Përpara dënimit të tij, një pjesë e vogël e grave morën qëndrimin për t’u përballur me Kelly për abuzimet e tij prej dekadash.
Gjykatësja e qarkut amerikan Ann Donnelly tha se personi i famshëm kishte përdorur seksin si armë, duke i detyruar viktimat e tij të bënin gjëra të papërshkrueshme dhe duke i ngarkuar me sëmundje të pashërueshme.
Kelly përdori statusin dhe ndikimin e tij si i famshëm për të joshur gratë dhe fëmijët në abuzim seksual gjatë dy dekadave.