Sorry, no posts matched your criteria.

Publikohet videoja kur e dashura e Pique ishte në shtëpinë e futbollistit ndërkohë që ishte me Shakirën

Divorci mes yllit të muzikës pop Shakira dhe yllit të Barcelones Gerard Piques ishte një nga temat më të përfolura në mediet rozë gjatë vitit 2022.

Por siç duket fansat e Shakirës vazhdojnë të merren me ish-çiftin

Një postim në Page Six tregon se fansat e Shakirës kanë gjetur pamjet e partneres aktuale të ish-futbollistit, Clara Kia, nga një intervistë online e Piques në shtëpinë e tij në vitin 2021, kur ai ishte ende me Shakirën.

Sipas faqes së internetit, “partnerja e re e Gerard Pique shfaqet në një video të regjistruar nga brenda shtëpisë që ai ndante me Shakira-n kur ata supozohet se po jetonin të lumtur së bashku.’ 

Kur videoja u zbulua një burim i afërt më këngëtaren tha se ajo ndihej e shkatërruar.

‘Ajo ndihej e shkatërruar kur mësoi se kjo grua hyri në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”, tha burimi i cituar nga faqja.

Edhe pse biondja në video nuk e tregon fytyrën para kamerës, shumë janë mjaft të sigurtë se ajo është Kia Marti.

Pique e dha këtë intervistë të veçantë përmes Zoom në kohën kur ish-bashkëshortja e tij ishte në një udhëtim me fëmijët e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com