Sorry, no posts matched your criteria.

Pse po kritikohet eventi i Met Gala këtë vit?

Met Gala është padyshim një nga evenimentet më të rëndësishme në botë që i dedikohet tërësisht modës. Këtë vit ky eveniment do të mbahet në numër më të reduktuar të fturish për shkak të pandemisë, Covid-19 megjithatë, nuk e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Mirëpo, këtë vit ka ,arrë kritika të shumta nga fansat për listën etë ftuarve. Mes shumë të ftuarve përfshihen edhe ata që njihen si “influencers”, influecuesit e rrjeteve sociale.

Një agjend i famshëm tha për “New York Post” se nuk është aspak i kënaqur me pjesmarrësit e këtij viti. “Personalisht, mendoj se Met Gala nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Është shndërruar nga një event super prestigjioz në një vend plot me influencues”.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe kryeredaktorja e “Vogue” e ka zvogëluar listën e të ftuarve nga 600 në 450 dhe në këtë event ajo ka treguar se do të marrin pjesë edhe  Addison Rae, një yll 20-vjeçar i TikTok me më shumë se 82 milionë ndjekës, si dhe YouTuber, Emma Chamberlain, e cila ka më shumë se 10 milionë abonues të platformë.

Pikërisht ky fakt nuk ju ka pëlqyer aspak fansave të eventit.Përfaqësuesit e Vogue nuk kanë dhënë ende asnjë koment për ankesat. Burimet thonë se tashmë talentet e reja po marrin përparësi, prandaj edhesi të ftuar janë zgjedhur pikërisht ata.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com