Probleme me vetullën? Ja si ta transformoni në mënyrë natyrale
Nëse vetulla juaj ju është mërzitur, por në të njëjtën kohë s’ju është mbushur ende mendja për të provuar teknikat e fundit, keni akoma shpëtim. Thjesht duhet të dini çfarë i duhet formës suaj të vetullës për t’u dukur perfekt gjatë lyerjes
Vetull e drejtë
Jepi një shtysë harkut tënd të vogël. Profesionistët sugjerojnë të ngriheni pak mbi këndin e vetullës me laps dhe të zgjasni fundet, duke e bërë vetullën më femërore.
Vetull me kënd
Je e bekuar me një vetull të ngritur, prandaj tërhiquni nga heqja e vetullave. Ekspertët e bukurisë rekomandojnë të vijëzoni pjesën e sipërme dhe të poshtme të vetullës. Përdorni një ngjyrë që ju përshtatet dhe vendosni highlighter tek baza e vetullës, jo në të gjithë syrin për të mos tërhequr shumë vëmendje dhe vetulla mund të duket më e hollë.
Vetull S
Vizatoni një vijë të drejtë në pjesën e sipërme, nga fillimi i vetullës deri tek këndi për ta bërë të duket më simetrike. Qimet sistemojini me një xhel vetullash, pasi një formë e tillë vetulle mund të vërë në pah çdo asimetri.
Vetull me hark të butë
Mbusheni vetull me pudrën që përdorni dhe mëshjojini fort që të fusni ngjyrën brenda. Vetulla duhet të duket e plotë dhe kompakte dhe e dendur.
Vetull e harkuar
Mos e hiqni shumë vetullën, lini qime për të patur një rezultat më të plotë. Nëse e vijëzoni vetëm me laps mund të krijoni një rezultat fallco, ndaj sugjerohet edhe ta mbushni në brendësi.