Sorry, no posts matched your criteria.

Prindërit e Timothee Chalamet kundër romanës me Kylie Jenner?

Ylli televiziv Kylie Jenner dhe partneri i saj Timothee Chalamet dy javë më parë konfirmuan lidhjen teksa morën pjesë në koncertin e Beyonces ‘Renaissance’.

Mirëpo mesa duket romanca e tyre e dashurisë nuk mbështetet nga familja e Chalamet të cilët janë tani është e shqetësuar për “ndikimin” që Jenner mund të ketë tek djali i tyre.

 “Ajo që përfaqëson Jenner dhe familjen e saj janë shpenzimet e tepërta, operacionet plastike, mungesa e arsimit është në kundërshtim me vlerat e tyre”, tha një burim i afërt me prindërit e aktorit pasi e ëma e tij është mësuese dhe babai shkrimtar.

Megjithatë të njëjtin mendim për Kylien ka edhe motra e Timothee, Pauline Chalamet dhe qëndrimin e saj e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

 “Nëse puna juaj kërkon një diplomë fakulteti, ju duhet të jeni në gjendje të shlyeni pagesat e kredisë studentore si shpenzim biznesi, ashtu si CEO-t shlyejnë avionët e tyre privatë dhe jahtet për punët e tyre që nuk kërkojnë asnjërën”, thuhej në postimin e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com