Sorry, no posts matched your criteria.

Princ Harry refuzoi ftesën e Mbretit Charles për darkë prej Meghan Markle

Pavarësisht zërave se Princi Harry refuzoi ftesën për darkë të babait të tij kur ai mbërriti në Skoci, Mbreti Charles III ishte larguar tashmë për në rezidencën e tij private.

Kur Harry mbërriti në Kështjellën Balmoral më 8 shtator, Charles dhe Princi William ishin nisur tashmë për në shtëpinë e monarkut, sipas një burimi nga pallati mbretëror për “Page Six”.

Ata nuk ishin fare në Balmoral për darkë.

‘The Sun’ raportoi të enjten se Harry, refuzoi ftesën e babait të tij pasi gruaja e tij, Meghan Markle, dyshohet se u ndalua nga një mbledhje e familjes mbretërore në kështjellë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas gazetës, Harry dëshironte që Markle, të bashkohej me të afërmit e tij në ditën kur gjyshja e tij vdiq në moshën 96-vjeçare. Gazeta raportoi se Charles i telefonoi djalit të tij për të thënë se prania e ish-aktores ishte “e papërshtatshme”.

Harry dhe Meghan – të cilët në mënyrë u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 – u përballën me një sërë vështirësish gjatë kohës së tyre duke i bërë homazhe Elizabeth në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç ndërveprimeve të akullta me William dhe gruan e tij, Kate Middleton, dyshja ishin të ftuar – dhe më vonë të paftuar – në një pritje shtetërore për liderët botërorë dhe liderët e huaj të premten e kaluar.

“Page Six” raportoi se ata e morën vesh vetëm pasi lexuan lajmet në Internet. Harry-t, i cili shërbeu 10 vjet në ushtri, fillimisht u ndalua gjithashtu të vishte uniformën e tij ushtarake në funeralin e Mbretëreshës – ku ai dhe Meghan mbajtën distancë nga William dhe Kate. Sidoqoftë, Charles përfundimisht e lejoi Harry-n të vishte uniformën në vigjilje. Harry-t iu hoqën titujt e tij ushtarakë kur u largua nga puna si anëtar i familjes mbretërore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com