Sorry, no posts matched your criteria.

Prekëse! Charlotte dhe George i dërguan letër Princeshë Dianës në ditën e nënës

Princesha Charlotte dhe Princi George kanë bërë gjestin më prëkës dhe më të bukur për gjyshen e tyre të ndjerë, Princeshë Dianën.

Faqja zyrtare e pallatit në Instagram ka ndarë letrat e bukura që Charlotte dhe George i kanë shkruar gjyshes së tyre, me rastin e ditës së nënës.

“Çdo vit në Ditën e Nënës, George, Charlotte dhe Louis shkruajnë letra ku kujtojnë gjyshen e tyre, Dianën, për Ëilliamin.”- shkruhet në postim.

“E dashur gjyshe Diana. Të dua shumë dhe mendoj për ty gjithmonë. Të dërgoj shumë dashuri, George”- ishte letra e të voglit.

“E dashur gjyshe Diana, po mendoj për ty në Ditën e Nënës. Të dua shumë. Babin e ka marrë malli për ty. Me shumë dashuri, Charlotte”- ka shkruar princesha bukuroshe.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com