Po planet për dasmë ku shkuan? Shtohen zërat për ndarjen e Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet
Pas dy vitesh lidhje, duket se Kylie Jenner dhe aktori Timothée Chalamet mund të kenë ndarë rrugët.
Sipas asaj që raporton “Mirror”, dyshimet për ndarje të çiftit lindën pasi Chalamet mungoi në festën madhështore të 70-vjetorit të Kris Jenner, të mbajtur në vilën luksoze të miliarderit Jeff Bezos në Beverly Hills.
Në mbrëmjen ku morën pjesë emra të famshëm si Beyonce dhe Jay-Z, Princi Harry me Meghan Markle, apo Justin dhe Hailey Bieber, mungonte një personazh kryesor: pikërisht Timothée, çka ka shtuar dyshimet për një krizë mes tij dhe Kyliet.
Sipas burimeve, gjatë festës ajo ka qenë e vetme, edhe pse nën shoqërinë e njerëzve të afërt dhe disi e mërzitur.
“Kjo nuk është hera e parë që ata ndahen, por Kylie gjithmonë ka arritur ta bindë Timothée të kthehet. Ajo është e dashuruar marrëzisht me të, ndaj nuk përjashtohet një rikthim.” – shkruan një burim për “Daily Mail”.
Një arsye e fortë që mund të jetë vërtetë shkak për problemet mes çiftit, flitet të jetë qëndrimi i ndryshëm i Timothee për familjen dhe martesën, nga qëndrimi që ka Kylie.
“Karriera e tij është gjithnjë e në ngritje dhe për momentin nuk ka ndërmend të bëhet baba. Nga ana tjetër, Kylie nuk do të presë pafundësisht.” – shprehet një tjetër burim.
Kujtojmë se 28-vjeçarja Kylie Jenner dhe aktori Timothée Chalamet i cili është 1 vit më i madh se ajo nisën lidhjen në prill të vitit 2020 dhe e bënë publike në vitin 2023, gjatë turneut të tenisit US Open. Ata kanë preferuar gjithnjë ta mbajnë diskrete marrëdhënien e tyre, duke mos u ekspozuar shumë, përveçse në raste të pakta publike. Gjithësesi, mungesa e tij në ditëlindjen e “vjehrrës” nuk është parë si e rastësishme dhe ka ngritur dyshimet e ndjekësve.