Sorry, no posts matched your criteria.

Plas sherri mes dy ish-banorëve të BBV në emision, Ronaldo Sharka kapet keq me Palomën

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij e kërcimit në spektaklin “Dancing With The Stars”, Frenki Ziaj. Të dy ata kanë zbuluar më shumë detaje rreth show të kërcimit dhe jo vetëm pasi së fundmi kanë ndodhur debate televizive edhe virtuale ku janë përfshirë Ronaldo Sharka, Paloma dhe Erjola Doçi.about:blank

Gjithçka ka nisur të dielën pasi gazetarja e njohur, Paloma dhe moderatorja, Erjola Doçi, ishin të ftuara në emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”, ku patën një debat me njëra-tjetrën. E ‘molla e sherrit’ ishte Ronaldo Sharka. Teksa po diskutonin në lidhje me Ronaldon që kritikon të gjithë, Paloma u shpreh se “Sharka duhet të merret më mirë me moderimin, se në fushën e kërcimit nuk merr vesh”. Nga ana tjetër, Erjola, e cila është edhe mikesha e Ronaldos, i doli në mbrojtje këtij të fundit. Rreth këtij debati edhe vetë Ronaldo Sharka ka reaguar në InstaStory. 

Për të sqaruar të gjithë këtë, përveç Ronaldo Sharkës emisionit i është bashkuar edhe Paloma nëpërmjet një lidhje telefonike. Elona Duro e pyeti Palomën se pse ka “vluar” kaq shumë rrjeti pas deklaratës së saj në lidhje me Ronaldon

Paloma: Mund ta dëgjoj njëherë fillimisht nga Ronaldo pastaj do të vazhdoj të flas unë. Jam fansja e Ronaldos dhe kam shumë qejf ta dëgjoj. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com