Planet për fejesë? Melisa dhe Andi japin datën e ceremonisë
Melisa Leshi dhe Andi Shehu janë çifti i vetëm të cilët deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të programit. Ata janë kthyer në çiftin më të dashur të publikut dhe shpesh ndajnë me fansat në “Instagram” përgjigje rreth jetës së tyre personale. Së fundmi, ishte Melisa ajo që realizoi një bisedë me ndjekësit në “Instastory”. E pyetur se cila është gjëja pë të cilën acarohet më shumë nga Andi ajo zbuloi se ai nuk ja “var” shumë kur luan playstation.
Të pyetur se kur do të fejohen, meqenëse kanë deklaruar se do të jenë gjithnjë bashkë deri në përjetësi, Melisa vendosi që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta jepte Andi. “Vitin tjetër”, u dëgjua të thoshte ish-konkurrenti në sfond gjatë kohës që Melisa realizonte videon, por nuk dihet nëse e kanë seriozisht, sepse krahas saj, këngëtarja shkroi: “Thjesht po bëjmë shaka”.