Sorry, no posts matched your criteria.

Plane për fëmijë? Einxhel Shkira: Është momenti i duhur…

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një nga ciftet më të dashur dhe të komentuar të momentit. Pas daljes nga “Big Brother VIP” dyshja është parë shpesh në prani të njëri-tjetrit dhe po e jetojnë lidhjen e tyre mes Tiranës e Prishtinës.

Einxhel ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Goca dhe Gra” dhe është surprizuar në studio nga partneri i saj me një buqetë lulesh.

Ajo rrëfeu se ato ishin lulet e para që ajo ka marrë nga ai. Moderatorja tregoi gjithashtu se po mendon të ketë një fëmijë dhe se tashmë ka kohën e duhur për diçka tjetër përvec karrierës. Sipas Einxhel edhe Dagz e mendon diçka të tillë.
“Dua që energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj dhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”.- u shpreh ajo.

Duket se të dy ndihen gati për hap të tillë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com