Sorry, no posts matched your criteria.

“Pete Davidson është ende i fiksuar pas Kim Kardashian” Ajo refuzon ta takojë!

 “Pete Davidson mendon ende për Kim Kardashian. Komediani nuk ka mundur ende ta kapërcejë ndarjen e tij me yllin televiziv”- tregon një burim i afërt me komedianin.

Ai është ende i fiksuar pas Kardashian . Kim është në kontakt me Pete edhe pse refuzon të gjitha kërkesat e tij për ta parë atë”, tha burimi. “Kanë ruajtur kontakte dhe Kim është në fakt ajo që i dërgon shumë mesazhe.”

I njëjti burim i tha gazetës se sjellja e çuditshme e fundit e Pete është për shkak të refuzimit të Kim-it ndaj tij, gjë që e ka mërzitur.

 “Duhet të jetë e vështirë për Pete, megjithatë ajo nuk ka qenë plotësisht e vendosur”, tha burimi. “Të gjithë dyshojnë se kjo është arsyeja e mërzitjes së tij javën e kaluar.”

 “Kur Kim i dha fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, ai ishte kujdesshëm sepse mendonte se ajo ishte e shqetësuar për fëmijët e saj, distancën e gjatë, Kanye dhe orarin e saj të ngjeshur të punës”.

Kanë qarkulluar spekulime se të dy thjesht kanë bërë një pauzë në mënyrë që të fokusohen në jetën e tyre përkatëse, duke e lënë derën e hapur për pajtimin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com