Sorry, no posts matched your criteria.

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor fotografohen bashkë, një tjetër çift u konfirmua

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor janë komentuar për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin, mirëpo e gjitha kjo ngeli pezull deri në momentin që u fotografuan të përqafur bashkë.

Ata u fotografuan së bashku në Stoke-on-Trent, Angli teksa bënin një shëtitje nëpër fshat të përqafuar me njëri-tjetrin e duke qeshur.

Page Six” konfirmoi në fillim të Prillit se Davidson dhe Dynevor po takohen, megjithëse ata nuk janë “shumë seriozë” sepse ylli i “Bridgerton” është në Angli për pjesën tjetër të vitit ndërsa fillon xhirimet e Sezonit të dytë në Netflix.

Dyshja për herë të parë u përfol në fillim të këtij viti, pasi ata u panë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Brooklyn, ku ajo ishte duke filmuar “Younger”.

Në një moment, ata ishin “duke mbajtur duart dhe përqafuar njëri-tjetrin” në Caversëall, Staffordshire.

“Dukej sikur ishin në një lidhje dhe ata dukeshin të lumtur së bashku”,  tha një vendase muajin e kaluar.

Më herët, Davidson ishte i fejuar me këngëtaren e famshme Ariana Grande.

Në një intervistë të fundit për reperin Charlamagne postuar në YouTube, komediani zbuloi se romanca e tij me Grande-n kishte përfunduar kur vdiq ish-i i saj Mac Miller.

“Unë e dija shumë mirë se kishte mbaruar pas kësaj. Ishte me të vërtetë e tmerrshme dhe nuk mund ta imagjinoj sesi ishte. E vetmja gjë që di është se ajo me të vërtetë e donte shumë atë dhe nuk e shfaqte”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com