Sorry, no posts matched your criteria.

Pesë ushtrime për një trup perfekt

Si të kemi një trup të gdhendur? Mjaftojnë pese ushtrime për të tonifikuar muskujt dhe për të pasur më shume vlerësim për veten.

Nuk është e nevojshme të ngjisni male apo të bëni ore të tera aktivitet fizik në palestër. Ajo që ka më shumë rëndësi është rregulli. Të alternoni muaj duke praktikuar sport intensiv dhe më pas të stoponi nuk është diçka e mire për shëndetin. Nëse dëshira është të individualizoni stërvitjen e duhur për një fizik të gdhendur ndiqni disa këshilla të thjeshta.

Këmbë dhe bark

Ushtrimi i parë për të pasur një fizik të gdhendur është të tonifikoni këmbët dhe të holloni barkun. Për të stërvitur barkun në pjesën e poshtme duhet të filloni me biçikletën, duke shtrirë shpinën mbi një tapet dhe ngrini këmbët në gjysmë lartësie. Filloni ti lëvizni sikur i jepni biçikletës dhe vazhdoni për të paktën 10 minuta.

Bark dhe të pasme

Shtrihuni në tokë në një tapet dhe ngrini bacinin (legenin) pa lëvizur krahët, ky është një ushtrim tjetër për të pasur një trup të tonifikuar. Ky lloj ushtrimi ju lejon të punoni për muskujt e barkut të poshtëm dhe muskujt gluteal (pasmet).

Krahët

Përballë pasqyrës me këmbë lehtësisht të përthyera dhe të mbështetur mirë në tokë. Krahët duhet të qëndrojnë drejt përgjatë trupit. Merrni dy pesha të njëjta në të dyja duart dhe përthyeni bërrylat duke ngritur doren pothuaj pranë fytyrës. Bëjeni këtë ushtrim 10 here. Por nëse do të ishit në shtëpi? E thjeshtë merrni dy shishe ujë njësoj dhe vazhdoni ushtrimet.

Fund shpina

Nuk duhen harruar edhe ushtrimet për të tonifikuar fund shpinën. Qëndroni në këmbë, pranë tavolinës, mbështetni dorën e djathtë dhe ngrini të njëjtën këmbë prapa. Zhvillojeni këtë ushtrim dhe 10 herë, kthehuni dhe përsëriteni me dorën tjetër.

Pulpat

Të keni pulpa të bukura nuk është e domosdoshme të keni një fizik prej mashkulli. Kur vishni taka apo minifund është bukur të keni muskuj të tonifikuar. Kështu që mund të synoni për këtë ushtrim, përballë një tavoline mbështetni duart vetëm për te mbajtur ekuilibrin, ngrihuni në majë të gishtave, forconi pulpat për 4 sekonda dhe shkoni përsëri në pozicionin fillestar. Bëjeni këtë 10 herë. Me këto ushtrime ju mund te bëni trupin tuaj perfekt edhe ne shtëpi. Filloni menjëherë!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com