Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision kritikohet për mbështetjen ndaj Putin
Përfaqësuesja e Serbisë në ‘Eurovision’ është bërë objekt kritikash.
Fotografi i Radio Televizionit të Serbisë, Gordan Jovic, ka publikuar disa foto të Konstraktas, të cilat janë realizuar në kuadër të fushatës zyrtare Eurovisionin ku ajo shihet e ulur në një tavolinë në formën e shkronjës Z.
Kënga “In Corpore Sano” do ta përfaqësojë Serbinë në Festivalin Evropian të këngës, mirëpo skenografia interpretohet si mbështetje dhe lavdërim ndaj Rusisë.
Në fillim të sulmit kundër Ukrainës, Rusia përdori shkronjën ‘Z’ si simbol të njohjes së ushtrisë së saj. Simboli është bërë i njohur në mbarë botën dhe disa e krahasojnë me svastikën naziste.View this post on Instagram
Në rrjetet sociale menjëherë kanë vërshuar kritikat ndaj këngëtares serbe, emri i vërtetë i të cilës është Ana Djuric.
Nga ana tjetër, RTS ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me këtë skenografi duke hedhur poshtë “çdo qëllim të ngjashëm dhe e konsiderojnë keqdashëse lidhjen e përfaqësueses së tyre me situatën aktuale politike në botë”.
“Tavolinat në fotografi janë përdorur për më shumë se tre vjet për emisionet tona dhe në këtë rast janë përdorur vetëm për një sesion fotografik. Të ngarkosh një kuptim të ri në atë element skenografik është absolutisht e pakuptimtë dhe në disa raste dashakeqe”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Radio Televizionit të Serbisë.