Sorry, no posts matched your criteria.

“Për merita të veçanta civile”/ Presidenti Meta dekoron Klodiana Toptanin

Kalaja e Tiranës është sot një destinacion strategjik i kryeqytetit, jo vetëm për të kaluar disa “orë të lumtura” nën shoqërinë e miqve dhe të afërmve, por edhe për t’u informuar dhe shkëmbyer me njëri-tjetrin në një kontekst sa social ashtu edhe kulturor.

Pas suksesit të këtij projekti vizionar dhe perspektiv, qëndron përkushtimi dhe vizioni jo vetëm i familjes “Toptani”, por veçanërisht i Klodiana Toptani, e cila është një sipërmarrëse e suksesshme.

Klodiana është shprehur se të mbash një mbiemër me rrënjë kaq të thella, nuk është e lehtë. Janë rrënjë që kanë lënë gjurmë në histori në shumë sfera e duhet të jesh shumë dinjitoz në çdo gjë që bën, duhet t’i mirëmendosh shumë mirë hapat që do të hedhësh dhe duhet të dish vlerën e këtij mbiemri, kjo e fundit i përket privilegjit.

Presidenti Meta vendosi t‘i japë Zonjës Klodiana Toptani, titullin “Për merita të veçanta civile“.

“Për meritën dhe kontributin e shquar në ruajtjen e pasurisë kulturore, historike, shpirtërore dhe monumentale të kryeqytetit, veçanërisht për përkushtimin dhe vizionin për ta kthyer Kalanë e Tiranës në qendër të kulturës, artit dhe kujtesës historike të vendit, duke e shndërruar atë ne një nga atraksionet kryesore turistike që pret e përcjell qindra e mijëra vizitorë vendas e të huaj“- thuhet në fletën e dekorimit të Toptanit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com