Pasi u sëmur, Luizi i ankohet Kiarës: Si nuk e çave hiç! Moderatorja habit me përgjigjen
Ditën e djeshme Luizi ka qenë i sëmurë teksa ajo që është vënë re ka qenë mungesa e interesimit të Kiarës dhe indiferentizmi i saj.
Teksa e gjithë shtëpia ishte mbedhur në kuzhinë për të gatuar ballokumet për Ditën e Verës, Luizi i është drejtuar parteneres së tij duke i thënë që nuk ishte shqetësuar aspak për gjendjen e tij shëndetësore.
Me menefregizëm Kiara i është kthyer dhe i ka thënë: Ti atë punë ke çdo dy ditë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Si nuk e çau menderen hic, gjithë ditën
Olta: Më shumë jam kujdesur unë për ty
Kiara: Ti atë punë ke çdo 2 ditë, atë punë ke ti. Më dhemb koka, më dhemb koka
Olta: Më shumë afër të kam ndenjur unë që jam kundërshtare
Kiara: Nuk di unë të bëj ashtu kur sëmurën njerëzit. Mua smë vjen mami im kur jam sëmurë.