Sorry, no posts matched your criteria.

‘Do shkoj deri në finale por nuk do fitoj’/ Luiz Ejlli habit me deklaratën e tij


Këngëtari Luiz Ejlli është i bindur se ai nuk do të jetë fituesi i ‘Big Brother VIP’

Teksa bisedonte me Kiarën ai tha i tha kësaj të fundit se nuk e fitojë dhe se është i sigurt për këtë. Këtë ai e ka përmendur disa herë dhe e ka ripërsëritur sërish së fundmi.

Pavarësisht se ai ka fituar një popollaritet të padiskutueshëm, këngëtari e ka shprehur këtë shqetësim, ku thekson se fitorja nuk varet nga ai.

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Po ashtu shtoi:

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com