Sorry, no posts matched your criteria.

Pasi të lexoni këtë, do filloni të zgjoheni më herët çdo mëngjes!

Thonë se “zogu i hershëm kap krimbin” dhe kjo tingëllon pak e shpifur dhe jo dhe aq motivuese. Megjithatë, është e vërtetë, të zgjohesh herët ka disa përfitime.

1 – Më shumë kohë për veten

Nëse jetoni me njerëz të tjerë, të vegjël ose të rritur, të zgjuarit herët mund t’ju japë një kohë të nevojshme për veten. Më shumë kohë për të pirë kafen ngadalë ndërsa lexoni lajmet e ditës ose thjesht shijoni për pak heshtjen dhe qetësinë. E gjithë kjo do t’ju ndihmojë për të përballuar ditën e vrullshme që keni përpara.

2 – Më shumë kohë për t’u stërvitur

Nëse stërvitja është e rëndësishme për ju, por shpesh e gjeni veten duke thënë “sot nuk pata kohë”, zgjimi herët mund të jetë sekreti. Për më tepër, aktiviteti fizik ju shton sasinë e endorfinës në trup, duke përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore, duke ulur stresin, ankthin dhe duke rritur nivelet e energjisë.

3 – Më pak kohë në trafik

Ngritja dhe dalja nga shtëpia herët mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe trafikun e zakonshëm. Shmangia e trafikut nuk ju kursen vetëm kohë dhe para. Mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqënies, pasi hulumtimet e lidhin uljen e trafikut me: stresin, agresivitetin dhe inatin, depresionin, problemet e frymëmarrjes etj.

4 – Më shumë kohë për të mbaruar punë

Dëshironi ndonjëherë të keni më shumë orë në ditë për të mbyllur gjithë punët që keni? Zgjimi herët është përsëri çelësi.

5 – Gjumë më i mirë

Studimet sugjerojnë se njerëzit që zgjohen herët kanë tendencë të shkojnë në shtrat më herët dhe të bëjnë gjumë më të gjatë, me cilësi më të mirë.  Kur flini mjaftueshëm, keni disa përfitime si: humor i përmirësuar, përqendrim më i mirë, shans më i ulët për mbipeshë dhe sëmundje kronike etj. N

Nga ana tjetër, mundesa e gjumit cilësor ndikon në dobësimn e sistemin imunitar, rrit shansin për presion të lartë gjaku, sëmundje zemre, diabet, probleme me dëshirat seksuale etj. Në përgjithësi: Gjumë më i mirë = më shumë energji.

6 – Lëkurë më e shëndetshme

Gjumi i mirë ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të lëkurës. Gjatë gjumit, qelizat tuaja të lëkurës rigjenerohen, ndërsa rritja e qarkullimit të gjakut dhe kolagjenit ndihmojnë në riparimin e dëmtimit të mjedisit dhe UV. Për më tepër, një gjumë më i rregulluar – ju jep më shumë mundësi për të praktikuar çdo mbrëmje rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.

7 – Më pak rrathë poshtë syve

Nëse flini-zgjoheni herët, rezultati rrjedhimisht do të jetë më pak rrathë të zinj poshtë syve, më pak sy të fryrë.

8 – Më shumë kohë për mëngjes

Nëse zgjoheni herët, ju keni gjithë kohën shtesë që ju duhet për të përgatitur mëngjesin për veten dhe familjen, madje edhe për ta konsumuar atë në shtëpi.

9 – Ju ndihmon të përqendroheni

Nëse e filloni mëngjesin furishëm, me nxitim, duke mos ditur ku jeni dhe çfarë të bëni më parë – nuk do mend që dita s’do ju gjejë shumë të përqendruar. Ndërkohë, ndodh e kundërta kur mëngjeset tuaja janë të paqta dhe e merrni shtruar.

Disa këshilla për t’u zgjuar më herët:

– Uleni gradualisht orën e alarmit

– Motivoni veten: Yoga, meditim, video motivuese, libra

– Shpërbleni veten

– Dilni nga dhoma e gjumit

– Shmangni dritën blu (laptop, iphone etj) para gjumit

– Shmangni vaktet e rënda dhe ushqimet pikante natën vonë

– Lejojini vetes (rrallë) të qëndroni për pak në shtrat zgjuar

Po sikur thjesht të mos çoheni nga shtrati?

Sikurse tashmë e dini, zgjimi herët ka shumë përfitime, por sidoqoftë, ne jemi njerëzorë dhe shumë gjëra mund të na pengojmë të flemë herët, si për shembull një turn nate në punë. Nëse keni nevojë të flini më vonë për të bërë sasinë e duhur të gjumit, atëherë besojuni nevojave të trupit tuaj.

Burimi: Health Line

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com