Sorry, no posts matched your criteria.

Pasi përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, Anxhela Peristeri ndryshon look

Anxhela Peristeri ka vendosur të ndryshojë “look” pas pjesëmarrjes në “Eurovision”. E sigurisht tashmë që vera po afron një ndryshim i tillë bëhet edhe më i nevojshëm. Këngëtarja ka publikuar ditën e sotme disa foto në Instagram, ku shihet se ka prerë flokët dhe duket sërish kaq bukur. Tani e tutje Anxhelën do e shohim me flokë të shkurtër që për hir të së vërtetës i shkojnë shumë. Kështu duket Anxhela me “look-un” e ri.

Në fakt Anxhelës nuk i pëlqen të luajë shumë me flokët e saj, përtej disa eksperimenteve që ka bërë ndër vite. Prej muajsh e kemi parë si bjonde balayage, ku artistja e ka gjetur veten. Kujtojmë se kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Eurovision”, ku na përfaqësoi denjësisht me këngën “Karma”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com