Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez i bën ‘lëmsh’ të gjithë, pas Ben Affleck fotografohet me një tjetër ish-partner

Prej disa javësh, Jennifer Lopez, është në qendër të vëmendjes nga mediat rozë botërore. Fillimisht bëri bujë ndarja e saj nga ish-i fejuari, Alex Rodriguez, e më pas afrimiteti që shfaqi me Ben Affleck.

Pas shumë vitesh të ndarë, JLo dhe Afflec, u kapen mat së bashku, edhe pse ende nuk e kanë pranuar publikisht rikthimin e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se pak ditë më parë ata udhëtuan bashkë drejt Floridas. Por së fundmi, Jennifer i ka bërë lëmsh të gjithë. Ajo është fotografuar me një tjetër ish, konkretisht me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony, në po të njëjtin vend.

“Daily Mail” ka publikuar një foto ekskluzive të tyre, ku Marc dhe Jennifer shihen duke ngrënë drekën në një hotel në Miami. Kujtojmë se ata kanë qenë të martuar nga viti 2004-2011 dhe kanë bashkë dy binjakë 13-vjeçarë, Emme dhe Max.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com