Pas problemeve shëndetësore, Eni Jani dhe Genc Fuga festojnë 17 vjetorin e martesës
Aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga festojnë sot 17 vjetorin e martesës. Ka qenë Eni e cila ka ndarë disa foto të rralla nga dasma e tyre duke e shoqëruar me shkrimin:
“Para 17 vjetesh festuam dhe sot me zemren plot e bekime rrethuar”.
Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para kohë më parë, pasi goditja që posoi në tru po i rrezikonte jetën.
Ishte bashkëshortja e tij Enirieta Fuga e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve, pasi për operacionin nevojiteshin 19 mijë euro.
Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas dhe aktori po vijon i qetë dhe i lumtur jetën pranë familjes së tij.